Çokollata është përdorur që nga kohërat antike për të trajtuar shumë probleme shëndetësore dhe është provuar se është një aset i pazëvendësueshëm për çdo dietë. Sipas “Bright Side”, çokollata ka disa përfitime nëse e konsumoni si një vakt në mëngjes.
Përmirëson fuqinë tuaj të trurit
Njerëzit të cilët konsumojnë çokollatë të zezë të paktën një herë në javë kanë tendencë të performojnë më mirë në teste të ndryshme mendore dhe të kujtesës. Prandaj, nëse doni ta rifreskoni trurin, veçanërisht para provimeve, çokollata e mëngjesit është një strategji.
Largon dëshirën për të ngrënë
Ngrënia e çokollatës duket si mënyra e fundit për të humbur peshë, por konsumimi i saj në mëngjes mund të zvogëlojë zakonet e këqija të ngrënies. Gjithashtu ndihmon në rregullimin e oreksit.
Është një stimulues natyror i humorit
Mëngjeset mund të jenë të vështira për ta vendosur veten në disponimin e duhur në fillim të ditës. Çokollata mund të përmirësojë disponimin tuaj dhe të nxisë ndjenja pozitive. Çokollata shquhet gjithashtu për efektin e saj anti-depresiv.
Sjell një sërë përfitimesh për shëndetin tuaj
Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë më shumë çokollarë në ditë kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Konsumimi i saj është një “stërvitje” e shkëlqyer për zemrën, ul presionin e gjakut.
Ju bën më vigjilent ndaj punës
Ashtu si kafeja apo çaji, dhe çokollata e errët ju bën vigjilent. Teobromian i jep çokollatëas shijen e hiodhur dhe rrit nivelin e energjisë tuaj, pikërisht atë që ju nevojitet në mëngjes.
Është ushqyese dhe mbron sistemin imunitar
Çokollata e zezë përmban antioksidantë (madje edhe më shumë se çaji jeshil), kalcium, bakër, kalium dhe magnez. Flavanolët luftojnë dëmtimin e qelizave të shkaktuara nga oksidantët në rë cilët jemi të ekspozur çdo ditë si tymi i cigareve, ndotja e ajrit dhe alkooli.
Ndihmon në stërvitjen tuaj në mëngjes
Çokollata e zezë rrit nivelet e oksidit nitrik dhe siguron shërim dhe rritje më të mirë të muskujve, prandaj është gjithmonë një ide e mirë të shtoni pak çokollatë të zezë ose kakao në vaktin tuaj para ose pas stërvitjes në mëngjes. /Indeksonline