Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ja nga çfarë mund të ju mbrojë borziloku

Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë, duket se ka vlera ashtu sikurse populli ka besuar gjithmonë.

Borziloku është i pasur në flavanoide, substanca bimore të cilat kanë potencial të lartë antioksidues dhe anti-inflamator.

Në sajë të kësaj force, arrihet të shihet efekti mbrojtës ndaj dëmtimeve të kromozomeve nga rrezatimi dhe nga oksigjeni reaktiv.

Një studim rishikues, i publikuar në revistën “Nutrition and Cancer” në vitin 2013, hetoi efektet e mundshme të borzilokut në trajtimin e kancerit. Ai rezultoi se borziloku, në sajë të përmbajtjes në përbërës bio-aktiv si eugenoli, acidi rosmarinik dhe acidi karnosik, mund të luajë rol mbrojtës kundër kancerit të lëkurës, mëlçisë, gojës dhe mushkërive, sipas të dhënave në eksperimente laboratorike.

Efektet anti-plakje

Studimet vërtetojnë atë çka popujt kanë besuar dhe praktikuar në shekuj. Borziloku mbron qelizat e mëlçisë, zemrës dhe trurit nga dëmtimet që shkaktojnë radikalet e lira.

Efekte të tjera të dobishme

-Qetëson ënjtjet dhe ul inflamacionin, efekte të vërtetuara në studim klinik ku u krahasua efekti i borzilokut me një grup kontrolli, i cili ishte nën trajtim me medikamentet klasike.

– Posedon veti anti-bakteriale në sajë të vajrave volatile që përmban, një arsye më shumë përse të përdorni salcë borziloku në sallatat tuaja.

– Ofron një kokteil të shkëlqyer ushqyes për qelizat që ndërtojnë enët e gjakut, si vitamina A dhe Magnezi.

– Dhe së fundmi, ofron shije të pakrahasueshme për gatimet tuaja.

Youtube

Arkiva

Kategoritë