Karrota hyn në grupin e atyre perimeve të cilat përmbajnë pak kalori dhe aspak yndyre. Por, mund t’ju ofrojë doza të larta me Vitaminës A dhe antioksidantëve të tjerë. Ja cilat janë dobitë shëndetësore të karotës për lekurën, flokët dhe shëndetin:
Një tas plot me supë me karrotë është një mënyrë shumë e mirë për t’u ushqyer gjatë dimrit.
Karotat përmbajnë gjithashtu ushqyes dhe antioksidantë që së bashku me vitaminën C forcojnë sistemin tuaj imunitar. Konsumimi i rregullt i saj krijon mburojë mbrojtëse për trupin.
Mund të themi se karotat janë tepër të dobishme gjatë shtatzënisë pasi ndihmojnë në zhvillimin e duhur të fetusit dhe zvogelojne rrezikun e dështimit. Konsumimi i rregullt i karotave është i njohur se ndihmon në prodhimin e qumështit të gjirit dhe përmirëson kualitetin e qumështit.
Nivelet e larta beta karoten në karota veprojnë si antioksidues për të parandaluar dhe kthyer mbrapsht dëmet e qelizave në trup përmes metabolizmit të rregullt. Kështu, ndihmon në ngadalësimin e plakjes së qelizave.