Portokalli përveçse është një frut i shijshëm për tu konsumuar, ka edhe disa benefite të jashtëzakonshme për shëndetin tonë.
Portokalli përveçse është një frut i shijshëm për tu konsumuar, ka edhe disa benefite të jashtëzakonshme për shëndetin tonë.
Këto janë disa prej përfitimeve që vijnë nga konsumimi i portokalleve:
1.Forcon imunitetin
Për shkak të përmbajtjes me vitaminë C, portokalli forcon imunitetin dhe mbron nga infeksionet.
2. Përmirëson elasticitetin e lëkurës
Antioksiduesit dhe vitamina C që ka ky frut i japin lëkurës një pamje rinore dhe ngadalësojnë plakjen e saj.
3. Ndihmon në përmirësimin e shikimit
Për shkak se përmban kalium dhe provitaminën A, portokalli ndihmon edhe në përmirësimin e shikimit.
4. Parandalon sëmundjet e zemrës
Shkaku kryesor i shumë sëmundjeve të zemrës tek njerëzit janë bllokimi i arterieve. Portokalli në përbërjen e tij përmban flavonoide që ulin sasinë e kolesterolit të keq, duke penguar kështu bllokimin e arterieve.
5. Ndihmon në zhvillimin e trurit
Portokalli përmban një përqindje të konsiderueshme acidi folik, i cili ndihmon në zhvillimin e trurit dhe mban në formë të mirë organet vitale të trupit. Madje rekomandohet që të konsumohet gjatë shtatzënisë pasi pengon dëmtimet neurologjike tek embrioni.
6. Mbron organizmin ndaj shfaqjes së sëmundjeve tumorale
Portokalli ndihmon qelizat të luftojnë sëmundjet tumorale dhe në disa raste pengon zhvillimin e tumoreve të mitrës, mushkërive dhe lëkurës.
7. Pengon shfaqjen e nekrozës së tëmthit
Portokalli është i pasur me fibra, të cilat ndihmojnë tëmthin dhe zorrët të ruajnë gjendjen e tyre të shëndetshme.
8. Portokalli pengon rënien e flokëve
Përdorimi i rregullt i tij stimulon prodhimin e kolagjenit. Po ashtu ai u jep flokëve shkëlqim dhe volum të konsiderueshëm.