Izraeli do të ofrojë një dozë të katërt të vaksinës për Covid-19 për njerëzit mbi 60 vjeç dhe për stafin mjekësor. Njoftimi erdhi nga Kryeministri Naftali Bennett mes një rritjeje të rasteve me variantin Omicron. Ai konfirmoi se oficeri i lartë mjekësor i vendit e kishte miratuar dozën përforcuese.
“Izraeli filloi përgatitje për Omicron herët. Kjo na fitoi kohë, të cilën po e përdorim në avantazhin tonë. Javën e kaluar, Izraeli nisi vaksinimin e qytetarëve më të rrezikuar me dozën e katërt të vaksinës Anti-Covid. Tani, unë njoftoj që Izraeli do të nisë gjithashtu administrimin e dozës së katërt për të gjithë qytetarët mbi 60 vjeç dhe për stafin e mrekullueshëm mjekësor, 4 muaj pasi ata kanë marrë dozën e fundit”, tha ai.
Kryeministri foli me krenari për menaxhimin e pandemisë koronavirus, teksa tha se Izraeli është kthyer në një shembull global sa i përket vaksinimit. “Omicron nuk është Delta, është diçka komplet ndryshe dhe ne duhet t’i mbajmë sytë aty, për të vepruar shpejt dhe me vendosmëri nëse duam të vazhdojmë të angazhohemi dhe të punojmë me një vend të hapur, sa më shumë që të jetë e mundur gjatë gjithë kësaj pandemie”, raporton A2news.
Më herët, zyrtari më i lartë i shëndetësisë, tha se Izraeli mund të arrijë imunitetin e tufës për shkak të rritjes së rasteve me Omicron. Ky variant i ri i koronavirusit, konsiderohet më i lehtë se të tjerët, por ekspertët bëjnë thirrje që të mos nënvlerësohet