Infektologu Dr. Izet Sadiku vazhdone te na mbaje te informuar per cdo hape te ekipes se tij.
Ja njoftimi i tij i radhës:
“Testimi i radhës- Karantina COVID19
Sot janë testuar edhe 53 raste të vendosur në Karantinë për COVID19 .
Të gjitha rastet janë negative dhe të gjithë 53 veta, lirohen nesër për vetizolim 14 në shtëpi!
Ky është grupi katërt i të testuarëve në 4 ditët e fundit prej 190 të testuarëve dhe të gjithë kanë qenë negativ!
Faleminderit të gjithë stafit që janë të angazhuar në Karantinë: zyrtarët e Qendrës së Studentëve,Policia e Kosovës, zyrtarëve të MSH,ekipeve mjekësore të IKSHPK-së, ekipeve mjekësore të mjeksisë familjare dhe grupit të madhe e të pa lodhshëm të vullnetarëve të cilët po kontribojnë në mbarëvatjen e punëve në Karantinë!
#rrinshpi” /Familja Jone