Albina Selmanaj
Anestezioni spinal është një anestezion lokal që përdoret gjerësisht para një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale. Futja e anestezisë në shpinë duhet të kryhet në përputhje me rregulla të caktuara. Përndryshe, mund të ketë edhe pasoja negative.
Anesteziologu dhe njëkohësisht Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Dr. Arsim Emini në një prononcim për Familjajonë, tregoi se anestezioni spinal është një metodë e sigurt dhe efektive, që mundëson humbjen e ndjeshmërisë dhe motorikës në pjesët e trupit poshtë zonës së punksionit, duke minimizuar dhimbjet dhe duke ruajtur ndërgjegjen e
Ndërsa në lidhje me ndikimin e anestezionit spinal tek gratë dhe komplikimet e këtij anestezioni, Dr. Emini ka theksuar se komplikimet më të shpeshta mund të jenë kokëdhimbjet.
Ai po ashtu tregoi se edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, në 4-5 vitet e fundit, rreth 85% e operacioneve cezariane janë kryer me këtë lloj anestezioni.
Për më shumë intervista e plotë më poshtë:
Çfarë është anestezioni spinal dhe si ndryshon nga llojet e tjera të anestezisë?.
Anestezioni spinal eshte nje procedure anesteziologjike me te cilen ne menyre te kthyeshme behet humbja e senzibilitetit dhe motorikes ne pjeset e trupit ne dermatomet nen zonen ne te cilen eshte dhene anestezioni spinal. Zakonisht anestezioni spinal perdoret ne intervenimet ortopedike dhe gjinekologjike por sot teknikat e anestezionit kane perparuar deri ne shkallen kur anestezioni spinal perdoret edhe per intervenimet kirurgjike ne pjesen e siperme te abdomenit.
Ne operacionet gjinekologjike, me dhenjen e nje anestetiku permes nje gjilpere te holle ne pjesen lumbale te shtylles kurrizore realizohet humbja e ndjeshmerise dhe motorikes ne pjeset e trupit poshte umbilikusit( kerthizes) se pacientes duke mundesuar keshtu nje lindje permes operacionit apo nje operacion tjeter gjinekologjik.
Per dallim nga anestezionet e pergjithshme ne te cilat perdoren disa lloje te barnave per te realizuar nje operacion, gjate anestezionit spinal perdoret vetem nje, eventualisht dy lloje te barnave dhe ne sasi te vogel per te realizuar nje operacion pa dhimbje.
Eshte konstatuar se edhe me rastin e nxjerrjes se te porsalindurit nga barku i nenes gjate nje operacioni cesarian, , i porsalinduri ne oret e para do te jete per nje pike me i shendetshem ne sistemin e pikezimit nga 1 deri 10 sipas APGAR, sistem ky te cilin e perdorin neonatologet ne vleresimin e te porsalindurit.
Nje perparesi tjeter e anestezionit spinal eshte perjetimi emocional i nenes. Menjehere pas nxjerrjes se bebes nga barku i nenes, ajo (nena) mund te sheh te preke dhe te krijoje lidhjen e saj emocionale me beben e saj. Ky eshte nje perjetim te cilin nenat nuk do te mund t’e kishin gjate nje lindjeje cezariane me anestezion te pergjithshem.
Anestezionet spinale zakonisht zgjasin 2-3 ore gje qe ua mundeson nenave pas operacionit nje komfor pa asnje dhimbje ne oret e para pas operacionit kur nena eshte ne dhomen e zgjimit.
Pas operacionit, nena mund te filloj menjehere te pije dhe shpejt te filloj me marrjen e ushqimeve te lehta gje qe nuk eshte e mundur pas nje anestezioni te pergjithshem.
A ka ndonjë grup specifik grash që nuk duhet t’i nënshtrohen këtij lloji anestezioni?
Nuk ka ndonje grup te grave te cilat nuk mund t’i nenshtrohen nje anestezioni spinal. Kunderindikacionet e nje anestezioni spinal jane te pergjithshme per te gjitha kategorite e pacienteve.
Ka disa kunderindikacione por ne ketu per arsye te informimit te pacienteve po permendim nje i cili eshte shume i rendesishem: REFUZIMI i pacientes ( shtatezenes) per nje anestezion spinal eshte kunderindikacion absolut. Refuzimi mund te jete qofte per shkak te frikes se pacientes apo per arsye te tjera. Ne kete rast, nje konsultim i mehershem i mjekut anesteziolog me pacienten eshte i domosdoshem per te dhene shtatezenes te gjitha sqarimet ne lidhje me perparesite dhe mangesite eventuale te anestezionit spinal sepse kemi jo pak raste kur shtatzenat marrin informacione te gabuara nga burime jokompetente te cilat bejne qe pacientet (shtatzenat ne kete rast) te hezitojne apo te refuzojne nje forme te tille te anestezionit.
Cilat janë rreziqet e mundshme?
Nje infeksion ne vendin e punksionit (shpimit) me gjilpere me rastin e dhenjes se anestezionit spinal, nje hematome e krijuar ne vendin e punksionit dhe nje kokedhembje pas anestezionit spinal jane te mundshme por ne rast se perdoren te gjitha masat paraprake antiseptike dhe punksionin e bene nje dore e ushtruar e mjekut me perdorim te gjilperave te diametrit te vogel ( 25G, 26G apo 27G), keto pasoja minimizohen.
Sa shpejt rimëkëmben pacientet pas përdorimit të këtij lloji anestezie?
Me rastin e perdorimit te gjilperave me diameter te vogel, pacienti duhet te mobilizohet pas kalimit te anestezionit (afersisht 3-4 ore) dhe me kete zvogelohet mundesia e krijimit te trombeve dhe shkaktimit te tromboembolive si pasoje e qendrimit shtrire dhe te pasivizimit te pacientit. Me anestezion spinal, shkurtohet koha e rikuperimit dhe e qendrimit te lehones ne spital.
Cilat janë disa nga efektet anësore më të zakonshme që pacientet mund të përjetojnë pas procedurës?
Ashtu siq e thashe me larte, kokedhembja postpunktuale (pas shpimit) mund te paraqitet te nje numer i pacienteve( lehonave) pas perfundimit te procedurave te anestezionit dhe te operacionit. Ky eshte nje efekt anesor i anestezionit spinal i cili paraqitet si pasoje e shpimit te mbeshtjellesit te jashtem dura mater dhe arachnoidea) te palces kurrizore. Perdorimi i gjilperave me diameter te vogel (25G, 26G, 27G)dhe marrja e lengjeve ne sasi te shtuar pas operacionit si dhe menjanimi i qendrimit vertikal ne kohe te gjate ne dy ditet e para pas operacionit, bene qe ky efekt anesor te zvogelohet ne masen minimale.
Si perfundim, anestezioni spinal paraqet proceduren me te shpeshte anestetike ne te gjitha vendet ku mjekesia eshte ne nivelet me te larta prandaj edhe te ne do te duhej qe nje procedure te tille t’i jepet perparesi ne krahasim me proceduren e anestezionit te pergjithshem.
Ne Spitalin e Pergjithshem te Gjilanit ne 4-5 vitet e fundit perqindja e operacioneve te lindjes cezariane me anestezion spinal sillet rreth 85%.