Shkencëtarët kanë mbledhur të dhënat nga 1.6 milion njerëz, me qëllim të lidhshmërisë së insomnisë dhe rrezikut për sëmundjet e zemrës.
Sëmundjet e zemrës, janë një prej shkaktarëve kryesor për vdekje të parakoshme në SHBA.
Për të pasur një zemër të shëndetshme, si pjesë duhet të jetë edhe gjumi i rehatshëm.
Sipas Centers for Disease Control Prevention në SHBA, secilit të rrituri i duhen së paku 7 orë gjumë në ditë.
Por si ndërlidhet gjumi me shëndetin e zemrës?
Sipas një studimi të publikuar në Medical News Today, njerëzit që kanë probleme me gjumë kanë më shumë tendecë të preken nga sëmundjet e zemrës. /Familja Jone