Në front me luftën e COVID-19, tash e sa muaj janë edhe infermierët. Por të njëjtit nuk janë fare të kënaqur me pagat që të njëjtit marrin. Ata kishin kërkuar që ndërrimi i natës të vlerësohet më shumë.
E kur panë që kërkesat nuk po përfillen, ata kanë vendosur të dalin të hënën në protestë.
Sindikata e Infermierëve ka paralajmëruar protestë të Hënën, thonë se janë të pa kënaqur me pagesat.
Janë çdo herë në vijën e parë të frontit në luftën me Covid 19.
E rreziku nga ky virus nuk po i ndalë këta infermierë që të ushtrojnë profesionin e tyre.
Por këta të fundit po del se nuk janë të kënaqur me përkrahjen institucionale.
Kjo është arsyeja pse me 3 gusht infermierët do të mbajnë një protestë para objektit të Qeverisë.
E për këtë aktivitet tashmë kanë filluar përgatitjet.
Sekretari i Sindikatës së Infermierëve, Enlirat Duraku thotë se ata do të kujdesen që pacientët të mos mbesin pa kujdes.
Sipas tij, komuniteti i infermierëve, janë të pakënaqur me propozimet e deputetëve në Kuvend.
E se ky propozim është i pa papranueshëm për komunitetin infermierë e thotë edhe kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli.
Ndërkaq Havolli shton se krejt cka këta infermierë po kërkojnë është që ndërrimi i natës të paguhet më shumë.
E për këto kërkesa dhe pakënaqësi ai thotë se është ftuar në takim nga kryeministri Avduhllah Hoti.
Kjo protestë e Infermierëve është paralajmëruar të mbahet të hënën në ora 10:00 para objektit të Qeverisë së Kosovës.