Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Infermierët me letër drejtuar ministrit Latifi, kërkojnë vazhdimin e kontratave

Ministria e Shëndetësisë rreth një vit më parë mori vendimin që të punësoj si stafë mbështetës 840 infermierë, vendimi u morë në kohën kur vendi ballafaqohej me fluks të lartë të rasteve pozitive me coronavirus.

Meqënse kontrata e tyre skandojnë në mujin qershor të këtij viti, infermierët i kanë dërguar letër Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, duke insistuar që të vazhdohen kontrata e tyre të rregullta.

“Duke ditur që në të kaluarën plot kolegë tanë kanë hasur në probleme të shumta, duke marrë parasysh numrin e vogël të komunitetit infermieror tash e sa vite, kërkojmë nga ju z.Latifi që të na vazhdohen kontratat tona dhe të na bëhen kontrata të rregullta, meqenëse ne e ushtruam profesionin rreth 1 vit, e në kohën më të vështirë kolegët tanë ishin atje duke punuar e duke sakrifikuar krejtësisht jetën e tyre si dhe të familjarëve të tyre në mënyrë që t’u vinin në ndihmë të gjithë atyre të prekurve nga corona virus e kjo dihej se ishte shumë e vështirë për ta meqë vetëm 1 infermier punonte dhe kujdesej per 22 pacienta”, kanë shkruar infermierët në letrën adresuar ministrit.

“Komuniteti infermieror jo rrallë herë kanë dalë me prononcime për këtë çështje pasi që ishin molisur nga puna e stërngarkuar dhe nga kërkesat e përplota nga ana e pacientëve, e duke marrë parasysh që në të kaluarën të punësuarit me kontratë të vazhdueshme nga MSh si staf mbështetës në kohën kur veçse kishin filluar të paraqiteshin rastet e para, janë penalizuar me shkëputje të kontratës ata të cilët e kanë ushtruar profesionin por që në të njëjtën kohë ata u aftësuan dhe ikën nga vendi i tyre shkak i mospërmbushjes së këtyre kërkesave nga institucionet dhe organet kompetente, prandaj kërkojmë nga ju që të mos penalizohemi dhe ne sikurse ata në të kaluarën, duke marrë parasysh aftësimin profesional që e kemi mësuar nga kolegët tanë”, kanë shkruar tutje.

Sipas Odës së Infermierëve të Kosovës 119 infermierë kanë ikur nga Kosova vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti ndërsa rreth 340 prej tyre e kanë lëshuar vendin gjatë vitit 2021./Gazeta Shneta/

Youtube

Arkiva

Kategoritë