Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Infermierët kundërshtojnë vendimin e Qeverisë, i quajnë nënçmuese shtesat për punonjësit shëndetësor

Sindikata e infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtesat e punëtorëve shëndetësorë.

Ata i kanë quajtur “nënçmuese”, këto shtesa.

“Sindikata e infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, kundërshton vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e  shtesave nënçmuese për punëtorët shëndetësorë. Në kohën kur infermierët po përballen me mungesë të madhe të stafit, punën pa pushim dhe lodhjen e madhe nga mbingarkesa në punë,  për shkak të shifrave alarmante të shtruarave në Spital nga COVID-19, në vend të stimulimit, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të nënçmoj infermierët me 60 euro shtesa”, thuhet në komunikatë.

Ata, ia kanë bërë thirrje Qeverisë që të ndryshojë vendimin dhe të ndaj nga 300 euro për infermierët deri në fund të pandemisë.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndryshoj vendimin dhe të ndaj nga 300 euro për infermierët deri në fund të pandemisë, ashtu siç e parasheh edhe ligji”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marr vendim për ndarjen e pagesës shtesë për punonjësit shëndetësor të sektorit publik.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati kjo ndarje është për muajt gusht, shtator dhe tetor.

“Marrë parasysh situatën aktuale në sistemin shëndetësor, ne kemi marr vendim ndarjen e mjeteve shtesë për alokimin për ndihmë për stafin e përkohshëm prej 1,116 persona dhe marr parasysh ngarkesën e stafit ekzistues, është marr vendim e një pagese shtesë prej 10 për qind, jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor të vitit 2021”, tha Murati.

Youtube

Arkiva

Kategoritë