Infermierët, mamitë dhe profesionistët e tjerë shëndetësor kanë marrë vendim që ta pezullojnë grevën me kushtin që t’iu dyfishohen pagesat.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, u ka kërkuar grevistëve ta ndërpresin grevën pasi do të iu plotësohen kushtet.
Tashmë kur është e sigurt se vendi do të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditëve, greva është anuluar tërësisht.
“E vërteta është që ndodhi çka ndodhi të shtunën në mbrëmje erdhi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, mirëpo nuk do të thotë se kryeministri nuk mundet prapë, ose të merr vendim mbi bazën e kërkesës sepse atë kërkesë ja kemi dorëzuar me shkrim ashtu siç është kërkuar nga Sindikata e Infermierëve dhe të realizojë këtë kërkesë vërtetë të qëlluar dhe shumë stimuluese e domethënëse për këtë komunitet në vendin tonë”, shprehet Fitim Havolli, kryetar i Sindikatës së Infermierëve.
I pyetur se a do të vazhdojnë me greva Havolli tha se nuk ka kuptim më që grevat të realizohen sepse nuk kemi ku t’i adresojnë kërkesat.
“Në këtë rast ne të vetmin person qe e kemi përballë për t’i realizuar këto kërkesa është qeveria e në rast se tash kjo qeveri është në ikje ose në shkuarje nuk ka asnjë kuptim të futemi ne në greva ose në protesta, përderisa nuk ki me kënd të bisedosh, prandaj po them në rast se e kanë seriozisht e kanë vullnet të mirë dhe presin që nesër të ju drejtohen qytetarëve me besimin që të ju jepet për shkak të nevojave që ka ky komunitet”.
Madje Havolli thotë se që nga pas lufta, sektori i shëndetësisë nuk është trajtuar me prioritet, raporton EO.
“Me të vërtetë nuk është trajtuar sektori i shëndetësisë dhe veçanërisht komuniteti infermierorë që nga paslufta e këndej, sepse me të vërtetë shëndetësinë e kanë lanë keq që nga paslufta mirëpo kjo pandemi ka ndikuar edhe më shumë dhe në rast që nuk do të ishin këta profesionistë shteti jonë do të ishte në krizë të madhe”, përfundoi ai.