Pre, Maj 23, 2025
Banner Top
Banner Top
Infektologu Izet Sadiku emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive

Infektologu Izet Sadiku është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar vet infektologu Sadiku, i cili tha se emërimi i tij si u.d të drejtorit në këtë Klinikë është bërë gjatë ditës së djeshme (e martë).

“Po jam emëruar ushtrues detyre i drejtori të Klinikës Infektive në QKUK. Emërimi im u bë dje”, tha Sadiku për Telegrafin.

Ndërkaq, në krye të Klinikës Infektive për një kohë të shkurt pas dorëheqjes së u.d të drejtoreshës Lindita Ajazaj Berisha, ishte infektologia Sadije Namani.

Youtube

Arkiva

Kategoritë