Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
India ka raportuar afër 9,000 raste të sëmundjes “kërpudhat e zeza”

India ka raportuar më shumë se 8,800 raste të sëmundjes “kërpudhat e zeza”, derisa zonat në vend e kanë deklaruar tashmë si epidemi.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, infeksioni që është zakonisht i rrallë, i quajtur mukormikozë, ka një normë vdekshmërie prej 50 për qind.

Mirëpo, në muajt e fundit, India raportoi mijëra raste të cilat u panë te pacientët e shëruar dhe te ata që janë në proces për t’u shëruar nga koronavirusi.

Mjekët thonë se ekziston një lidhje me steroidet që përdoren për të trajtuar COVID-19.

Bazuar në deklaratën e dhënë për BBC, mjekët deklarojnë se sëmundja duket se po godet njerëzit 12 deri në 18 ditë pas shërimit nga COVID-19.

Youtube

Arkiva

Kategoritë