Mër, Jan 19, 2022
Banner Top
Banner Top
IKSHPK: Varianti Omicron ka shtuar intensitetin, qytetarë respektoni masat Anti-COVID

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se varianti Omicron ka shtuar intensitetin dhe është bërë varianti dominues në qarkullim.

Nga IKSHPK kanë thënë se situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim.

Nga IKSHPK kanë apeluar te qytetarët që të respektojnë masat Anti-COVID dhe të vaksinohen.

Nga fillimi i vitit ka filluar rritje e rasteve pozitive me COVID-19 e veçmas me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron (B.1.1.529) duke shtuar intensitetin çdo ditë dhe është varianti dominues në qarkullim. IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik”, thuhet në një shkrim të IKSHPK’së në Facebook.

Arkiva

Kategoritë