Mesazhet e OBSh-së për Ditën Botërore të Shëndetit 2024
Shëndeti është e drejtë e çdo njeriu në kushtetutën e 140 vendeve, megjithatë në realitet miliarda njerëzve ende u mohohet kjo e drejtë themelore. Për të tejkaluar këtë boshllëk është koha të veprojmë.
Këtë #Ditë Botërore të Shëndetit dhe në çdo ditë tjetër, të luftojmë për #Shëndeti im, e drejta ime
• Shërbime shëndetësore cilësore
• Ujë të pijshëm dhe sanitari
• Ajër të pastër
• Mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm
• Ushqyerje të mirë
• Vendbanime cilësore
• Kushte të përshtatshme për punë
• Të lirë nga diskriminimi
• Edukim