Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (ISKHPK), pas rritjes së rasteve me coronavirus ka kërkuar nga qytetarët që të bartin maskat në ambientet e mbyllura dhe të vaksinohen.
“Kosova shënon këtyre ditëve shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka theksuar se është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.
hëndetësisë Publike të Kosovës (ISKHPK), pas rritjes së rasteve me coronavirus ka kërkuar nga qytetarët që të bartin maskat në ambientet e mbyllura dhe të vaksinohen.