Enj, Maj 19, 2022
Banner Top
Banner Top
IKSHPK kryen sekuencioninimin gjenetik të 7 mostrave pozitive me SARS-CoV-2, të gjitha i takojnë variantit Omicron

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ( IKSHPK) ka njoftuar se gjatë periudhës kohore 03-08 mars 2022 në Departamentin e Mikrobiologjisë, IKSHPK, Prishtinë, është kryer sekuencioninimi gjenetik i 7 mostrave pozitive me SARS-CoV-2 me ‘Next Generation Sequencing’ (NGS) në aparatin MiSeq Illumina.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, sekuencionimi është kryer nga një grup i personelit të IKSHPK-së me ndihmën e dy ekspertëve nga Robert Koch Institute, Berlin, Gjermani, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm.

“Të gjitha mostrat e SARS-CoV-2 i takonin variantit Omicron, nën-linja BA-1”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se vendosja e kësaj metode të punës në IKSHPK do të përforcojë mbikëqyrjen virologjike të SARS-CoV-2 në Kosovë dhe të patogjenëve tjerë infektiv me rëndësi për shëndetin publik të Kosovës.

“Personeli i IKSHPK-së ka arritur që në vazhdimësi të rris kapacitet e shërbimeve referente mikrobiologjike, përkundër angazhimeve të përditshme në testimin e qindra-mijëra mostrave gjatë dy viteve të fundit të pandemisë me COVID-19”, theksohet në njoftim.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se IKSHPK vazhdon të kompletojë dhe përmirësojë kualitetin e shërbimeve në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës. 

Arkiva

Kategoritë