Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës iu ka bërë thirrje sërish qytetarëve që të rrinë në shtëpi.
“Jemi në fillim të prillit, moti po përmirësohet andaj lusim qytetarët të rrinë në shtëpi dhe të mos grumbullohen!”
“Ruani higjienën, mbani distancën sociale, sepse këtë sfidë do ta kalojmë aq shpejt sa ne kujdesemi për veten dhe të tjerët”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së.