Parandalimi kundër diabetit fillon me informimin dhe edukimin për njohjen e faktorëve të rrezikut, vet-kujdesin dhe masat e tjera parandaluese.
Fokusi duhet të jetë në zhvillimin e stilit të shëndetshëm të jetesës përmes ushqimit të shëndetshëm, aktivitetit fizik dhe menaxhimit të stresit.
Të prekurit nga diabeti duhet të ndihmohen të menaxhojnë sëmundjen dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.
Matja e vlerës së sheqerit në gjak është një hap themelor i kujdesit ndaj diabetit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, synon që përmes fushatës së filluar, të rris informimin e qytetarëve për rëndësinë e masave parandaluese dhe të inkurajojë qytetarët për një jetë sa më të shëndetshme në komunitet.
Bashkohuni në fushatën #BlukundërDiabetit