Mër, Maj 18, 2022
Banner Top
Banner Top
IKShPK fillon sekuencionimin gjenetik

Gjatë periudhës kohore 03-08 mars 2022 në Departamentin e Mikrobiologjisë, IKSHPK, Prishtinë, është kryer sekuencioninimi gjenetik i 7 mostrave pozitive me SARS-CoV-2 me Next Generation Sequencing (NGS) në aparatin MiSeq Illumina.

Sekuencionimi është kryer nga një grup i personelit të IKSHPK-së me ndihmën e dy ekspertëve nga Robert Koch Institute, Berlin, Gjermani, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm.

Të gjitha mostrat e SARS-CoV-2 i takonin variantit Omicron, nën-linja BA-1.

Vendosja e kësaj metode të punës në IKSHPK do të përforcojë mbikëqyrjen virologjike të SARS-CoV-2 në Kosovë dhe të patogjenëve tjerë infektiv me rëndësi për shëndetin publik të Kosovës.

Personeli i IKSHPK-së ka arritur që në vazhdimësi të rris kapacitet e shërbimeve referente mikrobiologjike, përkundër angazhimeve të përditshme në testimin e qindra-mijëra mostrave gjatë dy viteve të fundit të pandemisë me COVID-19.

IKSHPK vazhdon të kompletojë dhe përmirësojë kualitetin e shërbimeve në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Arkiva

Kategoritë