Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
IHMK: Java e ardhshme do të jetë më e ftohta e këtij dimri

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të jetë java më e ftohët deri më tani e këtij dimri.

Derisa kanë njoftuar se gjatë javës do të ketë ngrica, prandaj IHMK ka bërë thirrje që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes të shtuar.

“Java e ardhshme,( përveç ditës së hënë), mbi vendin tonë do të ndikohet nga masat e thata të ajrit me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit. Këto masa të ajrit do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me temperatura tipike dimërore. Parashihet të jetë java më e ftohët deri më tani e kësaj stine”.

“Gjatë gjithë javës do të ketë ngrica , prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar. Gjithashtu apel edhe tregtarëve të cilët merren me importimin dhe shitjen e pemëve dhe perimeve që produktet e tyre t’i ruajnë në vende të përshtatshme, pasi që pothuaj e gjithë java do të jetë me ngrica, si pasojë e temperaturave të ulëta”, thuhet në njoftim.

Tutje,  kanë njoftuar se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet-2 deri 1 gradë Celsius.

Youtube

Arkiva

Kategoritë