Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët, ndërsa parashihen reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes.
Kushtet agrometeorologjike mbeten të mira, falë këtyre temperaturave dhe reshjeve të cilat u regjistruan në këto dy dekada të muajit prill