Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor.
Rasti është raportuar më 24 janar në Shtime.
“Shtime 17-21.12.2021 – NN. Më 24.01.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se për shkak të trajtimit të pa ndërgjegjshëm mjekësor apo mos kujdesit, bashkëshortja e tij viktima femër kosovare e cila ka qenë shtatzënë së bashku me fëmijën e saj kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është në procedurë hetimore.