Mar, Sht 10, 2024
Banner Top
Banner Top
Humoristi Cima në gjendje jo të mirë nga COVID-19, vajza e tij, Adelina, kërkon gjak për të

Humoristi i njohur Kosovar, Rasim Thaci, i njohur për publikun e gjerë si Cima, është duke u përballur me koronavirusin.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë vajza e tij, Adelina, e cila, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka kërkuar gjak për babanë e saj nga personat që sapo e kanë kaluar virusin.

“Kërkojmë urgjent persona që sapo kanë kaluar covidin, e që kanë grupin e gjakut A pozitiv apo A Negativ, sepse na duhet që përmes gjakut të tyre të ju marrim antitrupat. Kjo është për babin tim, na duhet përmbi 50 Antitrupa.”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të tij.

Youtube

Arkiva

Kategoritë