Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Humbsni peshë me manaferra

Manaferrat janë ndër frutat më të mira, të cilat janë të pasura me vitamina A, E, K dhe B, fibër, antioksidantë dhe flavonoidë. Të gjitha këto garantojnë shëndet të mirë.

Një studim i Universitetit të Floridës, zbuloi se njerëzit që konsumojnë shumë fruta të pasura me antioksidantë kanë peshë normale me propocionet e trupit.

Antioksidantët te manaferrat i aktivizojnë gjenet që janë përgjegjëse për djegien e yndyrave. Ndërsa polifenolët tek manaferrat kanë aftësinë të pengojnë formimin e depozitave dhjamore në organizëm.

Sipas studiuesve, fibra që ndodhet te manaferrat ndihmon në normalizimin e lëvizjes së zorrëve, e ul kolesterolin, mirëmban nivelin e sheqerit në gjak dhe ju ndihmon në arritjen e peshës ideale.

Gjithashtu manaferrat ofrojnë shumë fibra dhe shumë pak kalori, kështu duke u konsideruar si një frut perfekt për ata që duan të humbin në peshë.

Rekomandohet konsumimi më i madh I frutave të pyllit, dhe veçanërisht manaferrave, gjatë stinës së verës./NetDoktori

Youtube

Arkiva

Kategoritë