Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Humb jetën një person nga koronavirusi në Kosovë – konfirmohen 16 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi ka humbur jetën një person, ndërsa janë konfirmuar 16 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.137 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.591.886 doza të vaksinës. Deri më sot 747.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.351 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes”, thuhet në njoftim.

MSH bën të ditur se sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.521.

Në total numri i rasteve aktive është 427.

MSH në vazhdimësi është duke bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen kundër coronavirusit, ku së fundmi ka njoftuar se qytetarët nuk kanë nevojë të caktojnë termin.

Ndërkaq, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 36 pacientë, nga ta 12 të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 24 të tjerë janë post covid.

Arkiva

Kategoritë