Një tjetër mjek ka humbur jetën nga virusi COVID-19.
Në moshën 54 vjeçare, ka vdekur mjeku nga Ferizaji Dr.Afrim Tasholli.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
“Humb betejën me koronavirusin në moshën 54 vjeçare mjeku nga Ferizaji.
Ndahet nga jeta Dr. Afrim Tasholli.
Dr. Tasholli ka qenë specialist i anesteziologjisë me mjekim intenziv, i cili i ka shërbyer shëndetësisë primare në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj. Kontribut të veçantë dha edhe në edukimin e brezave të ri me angazhim në shkollën mesme të mjekësisë “Elena Gjika”.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, është thënë në postimin e Odës së Mjekëve të Kosovës./Familjajonë/