Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Hoti:Nga e mërkura masa të reja antiCOVID-19

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se masa të reja antiCOVID-19 pritet të merren nga e mërkura, më 23 dhjetor.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se pas takimit virtual me komunitetin e biznesit në vend, i informoi në hollësi me masat e reja antiCOVID-19, që pritet të miratohen nga Qeveria.

Lexoni të plotë postimin e Hotit:

Komuniteti i biznesit kërkon që Kuvendi të mos shpërndahet para miratimit të buxhetit 2021

Sot zhvillova një takim virtual me komunitetin e biznesit në vend, të cilët i informova në hollësi me masat e reja anti Covid-19, që pritet të miratohen nga Qeveria dhe të hyjnë në fuqi nga data 23 dhjetor 2020.

Komuniteti i biznesit ofroi mbështetje për masat e reja anti Covid-19 dhe insistoi që Kuvendi të mos shpërndahet pa e miratuar buxhetin 2021. I sigurova ata se jam në komunikim të vazhdueshëm me grupet parlamentare dhe se po angazhohem  maksimalisht që përbërja aktuale e Kuvendit të miratoj buxhetin për vitin e ardhshëm, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me buxhetin. 

U pajtuam se buxheti është parakusht për krijim e pakos së re dhe zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, respektivisht mbështetje ndaj bizneseve të prekura nga pandemia Covid -19.

Youtube

Arkiva

Kategoritë