Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Hiqni erën e keqe të gojës me metodë natyrale

Era e keqe e gojës në gjuhën mjekësore njihet me emrin halitosis dhe mund të vijë si rezultat i një sërë faktorësh, përfshirë këtu dietën, ilaçet që përdorni, higjienën orale, intolerancën ndaj laktozës, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve etj.

Pavarësisht shkaqeve, të gjithëve bashkohemi në një pike është një situatë aspak e këndshme. Shpeshherë detyrohemi t’i shmangemi kontaktit të afërt fizik me njerëzit që na rrethojnë ose dendemi më çamçakëz ose karamele mente.

Ju propozojmë një recetë natyrale do t’ju japë rezultate të kënaqshme dhe të menjëhershme.

Përbërësit: një lugë çaji kanellë, 1 lugë çaji mjaltë i papërpunuar, lëngu i një kokrre limoni.

Përzieni të gjithë përbërësit sëbashku në një enë qelqi dhe më pas mbajini në gojë për disa minuta. Më pas mund t’i gëlltisni ose t’i nxirrni. Përsëriteni këtë trajtim sa herë që ta mendoni të nevojshme, pasi nuk ju sjell asnjë efekt anësor. Kanella dhe lëngu i limonit do të dizenfektojnë zgavrën e gojës dhe do të zhdukin bakteret që shkaktojnë erën e keqe të gojës, ndërsa mjalti do t’ju përmirësojë shijen.

Youtube

Arkiva

Kategoritë