Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Hipertensioni, një nga shkaktarët që mund të sjellë diabet te shtatzënat

Në mënyrë që trupi të përdor glukozën si energji, kërkon një hormon të njohur si insulinë, i cili prodhohet nga një organ i quajtur pankreasi.

Në diabet, furnizimi me insulinë i një personi nuk është i mjaftueshëm, duke e bërë të pamundur që trupi të marrë dhe të përdor energjinë e nevojshme nga glukoza. Meqenëse i gjithë trupi ushqehet nga glukoza, insulina është thelbësore për funksionimin e duhur të të gjitha sistemeve të trupit.

Mos-menaxhimi i sheqerit në gjak mund të çojë në shumë komplikime në shtatzëni si për nënën ashtu edhe për foshnjen si:

Hipertensioni: mund të shkaktojë kufizim të rritjes intrauterine (IUGR) dhe mund të jetë një tregues për lindjen e parakohshme.

Kufizimi i rritjes: IUGR ka tendencë të ndodhë si rezultat i hipertensionit, i cili mund të zhvillohet tek gratë që kanë diabet gjatë shtatzënisë. Sidoqoftë, mund të shkaktohet nga sëmundje vaskulare, zakonisht te diabetikët tip 1 që nuk kanë presion të lartë të gjakut.

Defektet e lindjes: Foshnjet e lindura nga gratë me diabet kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të anomalive kongjenitale, siç janë defektet e zemrës dhe defektet e tubit nervor.

Aborti: Gratë me diabet kanë rrezik të shtuar për abort.

Nëse jeni diagnostikuar me diabet para se të keni ngelur shtatzënë është e rëndësishme ta njoftoni mjekun tuaj./Very Well Family

Youtube

Arkiva

Kategoritë