Një hulumtim i bërë së fundmi e që është publikuar në revistën mjekësore, mSphere, ka ekzaminuar efektin e higjienës orale në sistemin respirator.
Hulumtuesit e Kyshu Univeristy në Japoni, kanë studiuar efektin e bakterieve që qëndrojnë në gojë në shëndetin në përgjithësi.
Liderja e këtij hulumtimi, Dr. Yoshihisa Yamashita, ka thënë se të moshuarit që kanë më pak dhëmbë, ose mbajnë proteza, janë më të rrezikuar nga mikrobet në gojë dhe rrjedhimisht nga sëmundjet e sistemit respirator.
“Një kujdes i vecantë të moshuarit duhet t’i japin higjienës orale, në mënyrë që të kenë më pak rrezik të preken nga sëmundjet si pneunomia”, ka thënë Yamashita.