Mër, Qer 29, 2022
Banner Top
Banner Top
Hernia Diskale dhe simptomat

Në  shfaqjen e  problemeve të tilla ka ndikuar dhe avancimi i teknologjisë dhe pozicioni ulur, për një periudhë të gjatë. 

Problemet e kurrizit, fillojnë në momentin që ne ngrihemi në dy këmbë, janë probleme të gravitacionit. Por me avancimin e teknologjisë, e cila ka bërë që shumë punë të kryhen nga shtëpia, apo nga vendi i punës, pa bërë lëvizje gjatë orarit të punës, e ka rritur numrin e problemeve të kurrizit. Që do të thotë që në një anë kemi përfitime nga teknologjia informatike, nga kompjuterët dhe digjitalizimi i gjithë jetës sonë, ku neve na lehtësohet puna. Por në anën tjetër kemi shenja të humbjes së lëvizshmërisë tonë, për shkak se jemi pasiv shumë dhe fillojnë të lajmërohen problemet e kurrizit. Problemi kryesor i kurrizit është pasiviteti. Preferohet që pacientet, ose çdo person që punon në zyrë, apo në pozitat që pak kanë nevojë me lëviz, nuk kanë nevojë me ndejt ulë më shumë se 30 deri ose 40 minuta,  pa u qu pa bërë lëvizje. Po ashtu një herë në dy ditë, është patjetër ose është e preferueshme që të merren me një aktivitet sportiv, i cili më i preferueshmi është ecja e shpejtë. Në atë mënyrë angazhohet i tërë trupi dhe ecja sidomos preferohet në natyrë

Problemet e tilla që kanë të bëjnë me unazat , në kohët e fundit janë shpeshtuar dhe krejt kjo sipas tij ndodhë për shkak të pasivitetit.  

Hernia diskale është një term mjekësor për një problem, i cili në kohet e fundit është shpeshtuar. Pikërisht për shkak të pasivitetit të pacientëve. Hernia diskale, disku anatomokisht paraqet një ind në mes të trupit të dy unazave ose në fjalorin popullor, mund të quhet si amortizator i trysnisë së unazave njëra me tjetrën, i cili na mundëson dhe lëvizshmërinë e njëkohshme. Të mos kishim disqet mes unazave, atëherë trupi jonë, kishte me qenë i palëvizshëm. Pikërisht ky evolucion miliona vjetësh ka mundësuar që kurrizi jonë të jetë i lëvizshëm dhe të zhvillohet ky ind shumë i sofistikuar,  i cili përbëhet prej 90 përqind të ujit dhe 10 përqind proteina dhe prandaj jemi ne të lëvizshëm. Por është i sofistikuar meqë gjendet mes unazave dhe duron të njëjtën peshë që kanë dhe unazat, që durojnë unazat. Unazat janë një ind kompakt dhe i fortë, ashtu siç e njohim ne . Kurse në mes të unazave është një ind tjetër që përbëhet prej 90 përqind ujë dhe 10 përqind proteina, e mban peshën e njëjtë siç e mbajnë unazat, por e kanë dhe një funksion tjetër të amortizimit të lëvizjeve, na mundëson lëvizshmërinë më të mirë të trupit në pjesën e kurrizit” 

Shkaku kryesor i lajmërimit të Hernisë Diskale është pasiviteti dhe pozita e trupit, që është pozicioni ulur. 

Kjo është simptoma më e shpeshtë i Hernia Diskale, do të thotë çrregullimi i funksionit të diskut intervertebral  mes unazave, të këtij amortizatorit i cili për shkak të mbingarkesës,  ai mundet me ndrru pozicion dhe  të bëjë shtypje në nerv, në një rrënjë të nervit, e cila është rrënjë pjesë përbërëse  e nervit kryesor të këmbës,  i cili në gjuhen latine quhet nerv ishiadik. Kështu që popullata e ka përvetësuar këtë fjalë si ‘ishias’, do të thotë dhimbja e këmbës. Do të thotë është tipike një term që i referohet dhimbjes së kurrizit dhe dhimbjes së këmbës, por si pasojë në shumicën e rasteve të Hernis Diskale. Përndryshe dhimbja e këmbës ose Ishiasi diku në 95 ose 97 për qind të rasteve është si pasojë e Hernisë Diskale. Kurse në përqindjen tjetër munden me qenë arsye të ndryshme si derformime të ndryshme të boshtit të kurrizit, infeksione të ndryshme, lëndime e kështu me radhë….Shkaku kryesor i lajmërimit të Hernisë Diskale është pikërisht pasiviteti dhe pozita ulë. Është verifikuar me punime të ndryshme shkencore dhe me teste  biomekanike, se në pozitën ulë, disku interovertebral e ka presionin më të madh. Rrjedhimisht personat që e kalojnë kohën më të madhe të punës, në pozitë ulur, punëtorët e administratës, nëpër banka, në punë të karriges, ulur në karrige. Po ashtu vozitësit profesionistë janë ndër pacientet më të shpeshtë, që vuajnë prej këtij problemi. Kjo bie kundër atij besimi që puna fizike përkeqëson situatën. Përkundrazi në praktiken time profesionale shumë pak kam pasur të sëmurë punëtorë fizik, shumë më pak se sa punëtorët të administratës, ose vozitës profesionistë. Të gjithë ata persona që nuk janë aq aktiv, janë të predispozuar me u smu prej Hernisë Diskale. Edhe mbipesha ndikon shumë, në atë mënyrë që sasia e tepërt e yndyrnave e zëvendëson masën muskulare, që është përgjegjëse kryesore për qëndrimin tonë të drejtë dhe distribuimin e peshës sonë trupore nëpër indin kockor, nëpër unaza dhe në mënyrë proporcionale dhe nëpër eshtrat tjerë.

Kështu që shkaku kryesor është pasiviteti, dobësimi i muskujve të boshtit të kurrizit, mbipesha dhe pozita ul kryesisht.

Arkiva

Kategoritë