Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Hera e parë në botë: Tumori i veshkës hiqet nga një robot kirurgjikal në një spital në Itali, ndërsa pacienti ishte zgjuar

Një tumor në veshkë është hequr nga një “kirurg robot” ndërsa pacienti ishte zgjuar.

Ky, sipas mediave italiane, përcjell Telegrafi, është rasti i parë në botë, i ndodhur në Torino të Italisë.

Siç bëhet e ditur më tej, operacioni novator u krye të mërkurën në departamentin e urologjisë në Spitalit Molinette.

Aty, shkruan ANSA, është përdorur sistemi robot Da Vinci dhe teknologjitë inovative të rindërtimit të imazhit 3-D, thanë mjekët.

“Tumori malinj u hoq dhe veshka u shpëtua”, citohet të kenë thënë ata.

Ndërkohë, mediat thonë se pacienti, që ishte një grua 62-vjeçare, e cila tashmë kishte fituar betejën me një tjetër kancer të mushkërive vite më parë, ishte në rrezik të një operacioni të suksesshëm për shkak të problemeve të frymëmarrjes.

“Unë tashmë isha vizituar në qendra të ndryshme italiane të ekselencës, ku ata më thanë se e vetmja terapi ishte heqja e masës. Por anesteziologët më ofruan një rrezik 80% për të mos u zgjuar nga operacioni. Dhe kështu u ktheva te Molinette”, tha gruaja disa ditë pas operacionit.

Në kohën e operacionit, masa kishte kaluar 5 centimetra, duke komplikuar më tej rreziqet e operacionit.

“Kur shqyrtova dokumentacionin, menjëherë i thashë pacientit se çështja ishte jashtëzakonisht komplekse”, shpjegoi Profesor Paolo Gontero, drejtor i Universitetit të Urologjisë në spitalin Molinette, i cili kreu operacionin së bashku me mjekët Marco Oderda dhe Giorgio Calleris.

Pacientja ishte në gjendje të ndiqte fazat e ndryshme të ndërhyrjes që u zhvilluan në dy orë kohë përmes robotit.

Dhe në fund, tumori malinj u hoq plotësisht duke kursyer veshkën.

“Faleminderit që më dhuruat një jetë të dytë”, kishte thënë pacientja në fund, duke shpërthyer në lot gëzimi. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë