Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Harta e puçrrave: Çfarë na tregojnë aknet për shëndetin

Në të shumtën e rasteve kur shohim që kemi ndonjë ‘mik të paftuar’ në fytyrë, puçra që sapo fillojnë të bëhen kemi maninë të përpiqemi t’i shtypim. Megjithatë, vëzhgimi i llojit të akneve dhe vendndodhjes së tyre mund të jetë gjithashtu i rëndësishëm.

Keni dëgjuar ndonjëherë për “hartën e puçrrave”? Është një teori sipas së cilës vendi ku dalin aknet shumë shpesh lidhet me shkakun pse bëhen. Me pak fjalë, është sikur fytyra të ishte një vizatim i plotë i gjendjes sonë shëndetësore. Çdo zone korrespondon me një organ ose një sistem specifik të organizmit dhe, ndonjëherë, të qenit në gjendje të kuptojmë se cila pjesë e trupit tonë është në “vështirësi” mund të na ndihmojë të marrim disa masa paraprake që na ndihmojnë të bëhemi më mirë.

Harta e puçrrave sipas mjekësisë kineze

Është studiuar një ‘hartë fytyre’ e vërtetë, një hartë puçrrash, dhe duke e ditur atë mund të përpiqeni të fitoni luftën kundër puçrave të urryera që ju ndjekin që nga adoleshenca.

Mjekësia kineze thotë se:

– Nëse puçrrat shfaqen shpesh në ballë do të thotë se e kemi ekzagjeruar me sheqernat, miellrat dhe yndyrnat.
– Nëse shfaqet një puçërr midis vetullave, atëherë duhet të ndaloni alkoolin dhe produktet e qumështit.
– Hunda ka të bëjë me zemrën dhe mushkëritë, ndaj është më mirë të shmangni ushqimet pikante dhe mishin e kuq dhe ta teproni me fruta dhe perime.
– Puçrrat rreth gojës lidhen gjithashtu hura ngushtë me dietën.
– Nëse shfaqen në mjekër është çështje hormonale.

Harta e puçrrave: Çfarë na tregojnë aknet për

Puçrra në ballë

Balli, sipas hartës, lidhet me sistemin tretës ose me fshikëzën prandaj mund të jetë e nevojshme të mendoni për një ndryshim në zakonet e të ngrënit duke filluar me një rritje të konsiderueshme të ujit.

Reduktoni konsumimin e pijeve joalkoolike të gazuara si dhe çajit ee kafesë dhe zgjidhni çajra bimorë ose çaj jeshil.

Nëse, puçrrat janë mes vetullave, fajin e ka mëlçia: eliminoni të gjitha ushqimet e skuqura, por edhe alkoolin dhe sa më shumë që të jetë e mundur, edhe ilaçet e panevojshme.

Puçrra në anë të syve

Puçrrat në anën e syve sugjerojnë probleme me veshkat, thjesht rrisni konsumimin e ujit dhe kufizoni konsumimin e pijeve me sheqer dhe alkoolit.

Puçrra në hundë

Zona e hundës preket shumë shpesh nga pikat e zeza, por është e vështirë të shfaqen puçrra të vërteta.

Kur kjo ndodh, megjithatë, kushtojini vëmendje zemrës: prania e puçrrave në hundë (sipër ose anash) mund të tregojë hipertension arterial ose kolesterol.

Nëse kjo gjendje vazhdon, është mirë që të bëni një kontroll te dermatologu dhe mundësisht edhe te kardiologu.

Youtube

Arkiva

Kategoritë