Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Grumbull i madh i njerëzve para sallës “1 Tetori” për vaksinim, reagon Ministria e Shëndetësisë

Gjatë ditës së sotme ka pasur grumbull të madh të njerëzve para sallës “1 Tetori” në pritje për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Lidhur me këtë ka reaguar Ministria e Shëndetësisë se ky tubim i njerëzve ka ndodhur si pasojë se kanë ardhur edhe qytetarë nga komuna të tjera, përveç qytetarëve të Prishtinës. Ata njoftojnë se në sallën “1 Tetori” do të vaksinohen vetëm qytetarët e komunës së Prishtinës, konform Planit Shtetëror të vaksinimit, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve që vaksinimin ta kryejnë në komunat e tyre.

Shkrimi i tyre i plotë:

Njoftim rreth procesit të vaksinimit kundër COVID-19

Prishtinë, 14 maj 2021

Procesi i vaksinimit kundër COVID-19 sot vijon sipas njoftimeve paraprake.

Njoftohen qytetarët që të kenë parasysh se në Prishtinë në sallën “1 Tetori” vaksinohen vetëm qytetarët e Prishtinës në bazë të rekomandimeve konform Planit Shtetëror të vaksinimit.

Grumbullimet e krijuara sot para sallës “1 Tetori”, vjen si pasojë se aty kanë ardhur të vaksinohen qytetarë edhe nga komunat e tjera, përkundër njoftimeve të bëra ditëve të kaluara dhe dje se qytetarët do të vaksinohen në komunën e tyre.

Qytetarët e komunave të tjera të Republikës së Kosovës luten që t’u drejtohen qendrave të vaksinimit në komunat e tyre, me qëllim që të marrin informatat e duhura dhe të vaksinohen.

Me që vaksinimi kundër COVID-19 është proces dinamik që do të vijojë deri në vaksinimin e të gjitha kategorive të parapara në Planin e vaksinimit, luten qytetarët që të përcjellin njoftimet e MSh-së dhe t’i shmangin grumbullimet para qendrave të vaksinimit përderisa mundësia e vaksinimit do të jetë e hapur çdo ditë në secilën komunë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë