Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Gruaja që i shpëtoi arrestit kardiak që zgjati gjashtë orë!

Një grua britanike, ka shpëtuar dhe është shëruar tërësisht pas një sulmi kardiak që ka zgjatur gjashtë orë.

34 vjeçarja, Audrey Schoeman, ishte duke bërë ngjitje në mal  në Spanjë, së bashku me bashkëshortin e saj kur ndodhi një ortek.

Burri i saj Rohan, e telefonoi emergjencën me mendimin që ajo veçse kishte ndërruar jetë.

“Mendoja që kishte vdekur. Tentoja të ia gjeja pulsin, nuk ndjeja që po merrte frymë dhe nuk ia ndjeja rrahjet e zemrës”.

Sc hoeman, u dërgua në spitalin Vall d’Hebron në Barcelonë dhe u mjekua nga Jordi Riera.

Riera i tha CNN që truri i njeriut pëson dëme të parikuperushme nëse zemra ndalon së punuara për pesë minuta, por rasti i Schoeman është një rast tejet i rrallë.

“Ajo që i ndodhi asaj ishte si pasojë e rënies së temperaturë trupore”, tha Riera.

Ai shpjegoi që 34 vjeçarja ka mbijetuar pasi rënia ekstreme e temperaturës së trupit që ia ndaloi zemrën – e shpëtoi atë pasi e ngadalësoi metabolizmin – duke lejuar kështu që organet të merrnin oksigjen./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë