Hën, Dhj 6, 2021
Banner Top
Banner Top
Greva e paralajmëruar nga FShSK nuk përkrahet nga Sindikata e Infermierëve

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës kanë deklaruar se nuk i mbështetsin protestat e organizatave tjera të paralajmëruara për ditët në vijim.

Përmes një komunikate për medie, ata kanë deklaruar se konsiderojnë që koeficienti për infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë̈ shëndetësor në kujdesin primar dhe sekondar 2.20 dhe për ata në kujdesin terciar 2.25 nuk është vlerësim meritor i komuniteteve të tyre dhe profesionit në përgjithësi.

“Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës nuk i mbështetë protestat e organizatave tjera të paralajmëruara për ditët në vijim. Këtë vendim e mbështesim në faktin që konsiderojmë që koeficienti për infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në kujdesin primar dhe sekondar 2.20 dhe për ata në kujdesin terciar 2.25 nuk është vlerësim meritor i komuniteteve tona dhe profesionit në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje kjo sindikatë inkurajojnë anëtarët e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës në të gjithë vendin që mos t’u bashkangjiten protestave apo grevave qëllimi i të cilave është presioni që Ligji i Pagave të buxhetohet, të procedohet përfundimisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Nga ky ligj të përfitojnë vetëm disa karegori, ndërsa komunitetet infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor nuk do kenë asnjë dobi me koeficientët aktual. Infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësor të cilët ende nuk janë anëtar të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës shpresojmë që do bëjnë zgjedhjen e duhur në interesin e tyre, ndërsa poashtu bashkangjitja në protesta dhe greva apo jo është vendim personal i tyre”, thuhet tutje.

Më tej ata shtojnë se kërkesa e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës është koeficienti 3.2 për të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor.

“Çdo koeficient tjetër jashtë kësaj kërkese për Sindikatën e Infermierëve të Kosovës është i papranueshëm. Sindikata e Infermierëve të Kosovës është e hapur që të dialogoj me të gjitha institucionet dhe palët e interesit, ndërsa në asnjë mënyrë nuk do pranojmë kompromise që i dëmtojnë komunitetet tona, siç është tendenca që koeficientët tanë të rregullohen me amandamentim. Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon që koeficienti 3.2 për komunitetet infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor të figuroj si i tillë në Ligj të Pagave. Injorimi i kërkesës së komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor për një mirëqenie më të mirë, do ketë për pasojë shfrytëzimin e të gjitha të drejtave kushtetuese, masave dhe veprimeve sindikale duke mos kursyer asnjë nga ato”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ende nuk i është përgjigjur kërkesave të sindikatave, për përfshirjen e këtyre të fundit në hartimin e Projektligjit për Pagat.

Ani pse javë më parë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), mbajti një protestë të cilës iu bashkëngjit edhe SBASHK-u, ku prezantuan shqetësimet e tyre, Qeveria e Kosovës ka vazhduar të qëndroj e heshtur sa i përket këtyre kërkesave.

E këto dy sindikata kanë paralajmëruar se do të marrin veprime radikale nëse Qeveria vazhdon t’i injoroj kërkesat e tyre.

Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla ka thënë për Telegrafin se kanë marrë vendim që të enjten i gjithë personeli shëndetësorë të hyjë në grevë

“Nuk kemi marrë ende përgjigje nga Qeveria. Ne kemi marrë vendim që të enjten të filloj greva nga ora 07:00 deri në ora 15:00, dhe do të punojmë vetëm për rastet urgjente”, ka thënë Syla.

Ai ka shtuar se greva do të vazhdojë sërish të enjten tjetër.

“Kjo do të vazhdojë edhe të enjten tjetër. Pra greva për këtë fillim do të mbahet vetëm të enjteve”, u shpreh Syla ./Telegrafi

Arkiva

Kategoritë