Sindroma e vezoreve policistike apo sic njihet PCOS, manifestohet me crregullime hormonale që ndikon në ciklin menstrual.
Shkencëtarët ende nuk e dinë arsyen e saktë të paraqitjes së PCOS tek disa gra, por besojnë që insulina dhe testosteroni janë përgjegjës.
Gratë me PCOS zakonisht për ta rregulluar ciklin, këshillohen që të marrin kontraceptiv apo medikamente të tjera rregulluese të hormoneve. Por jo gjithmonë këto medikamente, ndikojnë mirë në aspektin fizik dhe emocional të këtyre grave.
Mënyra më e mirë për gratë që vuajnë nga sindoma e vezoreve policistike, është që të tentojnë t’i kontrollojnë hormonet në mënyrë natyrale.
E si ta bëjnë këtë?
Duhet të humbasin peshë, të ndërrojnë mënyrën e të ushqyerit e të bëjnë ushtrime fizike./Familja Jone