Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Gratë që bëhen nëna pas moshës 30 vjeçare, i kanë fëmijët më intelegjentë

Shumë hulumtime që thonë se të njëzetat janë ideale për të bërë fëmijë. Kjo për shkak të shumë komplikimeve që mund të vijnë, nëse gruaja bënë fëmijë më vonë. Por, gratë më nuk po bëhen nëna në moshë shumë të re, për shkak të shumë arsyeve. Tani ka një lajm të mirë për to! Një hulumtim ka gjetur që fëmijët e nënave mbi moshën 30 vjeçare, janë më intelegjent.

Shumica e studimeve që bëhen për gratë në të tridhjetat që bëhen nëna për herë të parë, fokusohen në rrezikun që ato kanë për shtatzëni e lindje, por pak studiues i konsiderojnë përfitimet që fëmijët kanë. Një studim i bërë në Britani të Madhe, ka studiuar 18 mijë fëmijë që të shohin nëse intelegjenca e tyre është e lidhur me moshën e nënës së tyre. Ky studim gjeti që gratë që bëhen nëna nga mosha 30 deri 39 vjeçe, i kanë fëmijët më intelegjentë se ato nga mosha 20-29.

Këta fëmijë të nënave në moshë më të rritur, kishin arritje më të lartë në teste krahas me ata që i kanë nënat më të reja.

Pyetja qëndron se si është e mundur mosha e nënës, të ketë influencë në zhvillimin kognitiv të fëmijës?

Sipas hulumtueses së The London School of Economics, Alice Goisis, kjo ka lidhje me edukimin e nënës.

Goisis shprehet se, kur një grua bëhet nënë mbi moshën 30 vjeçare, ka më shumë mundësi që të jetë më e edukuar, të ketë më shumë të ardhura, të ketë lidhje më stabile dhe jetesë më të lumtur. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë