Një rast grabitjeje ka ndodhur sot në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.
Një grua ka raportuar në polici se është plaçkitur nga tre persona të panjohur, ku e kanë nxjerrë nga vetura, ia kanë lidhur duart dhe ia kanë marrë kuletën, duke ikur në drejtim të panjohur, raporton Telegrafi.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga prokuroria.