Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Grabitja e armatosur – Polici i plagosur lirohet për në shtëpi

Është liruar të shkojë në shtëpi polici që u plagos mëngjesin e sotëm, gjatë një grabitje që ndodhi në një bankomat në lagjën Veternik.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i QKUK-së, në një përgjigje për Telegrafin.

“Ka marrë ndihmën në emergjencë dhe pas ndihmës është liruar në shtëpi”, bëri të ditur Fazliu.

Ndryshe, grabitja e armatosur ka ndodhur rreth orës 05:30 në një nga qendrat tregtare në lagjen “Veternik” në Prishtinë, ndërsa për t’iu shmangur kapjes nga policia të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor.

Kohëve të fundit në kryeqytet janë shpeshtuar rastet e grabitjeve të armatosura në bankomate

Youtube

Arkiva

Kategoritë