Hën, Kor 15, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes

Gjykata Kushtetuese e ka pranuar kërkesën e Presidentit Hashim Thaci, duke shpallur vendimin e Qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizjes, të pavlefshëm.

Gjykata Kushtetuese i ka kthyer përgjigje kërkesës së Presidentit Hashim Thaci në lidhje me vendimin e Qeverisë, me të cilën u kufizua qarkullimi i qytetarëve për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Në aktgjykimin e publikuar sot, Gjykata Kushtetuese vendosi që:

I. TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

II. TË SHPALLË që Vendimi nr. 01/15 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 23 marsit 2020, nuk është në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenet 35 [Liria e Lëvizjes], 36 [E drejta e Privatësisë] dhe 43 [Liria e Tubimit] dhe nenet 8 (E drejta e jetës private dhe familjare), 11 (Liria e tubimit dhe asociimit) të KEDNJ-së dhe nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4 të KEDNJ;

III.TË KONSTATOJË që neni 56 [Të Drejtat dhe Liritë Themelore gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme] i Kushtetutës nuk është i aplikueshëm në rrethanat e rastit konkret sepse nuk kemi të bëjë me “shmangie” nga të drejtat dhe liritë themelore;

IV. TË KONSTATOJË që, bazuar në nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës, kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore mund të bëhet “vetëm me ligj” të Kuvendit të Republikës së Kosovës;

V. TË SHPALLË të pavlefshëm, në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës, Vendimin e cekur në pikën II të këtij dispozitivi, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykim

Youtube

Arkiva

Kategoritë