Mër, Sht 28, 2022
Banner Top
Banner Top
Fjalë zemre nga pacienti për Nderim Salihaj – “Mbas dy operacioneve të rënda, buzëqeshja e mirësjellja si mugonte”

Punët e bëra me përkushtim dhe dashuri për njerëzit, e kanë gdhendur në kujtesën e tyre, e mjekut të ditur dhe të papërtuar, që u gjend pranë tyre, sa herë kishin nevojë.

Mjekët shpesh përcaktohen si “rojtarët e jetës”, për shkak se bartin gjurmë të humanitetit dhe profesionalizëm, gjë që vetiu e zgjeron dhe shumëfishon përmasën e të qenit në shërbim të qytetarëve.

Një nga këto raste, e tregon një postim mirënjohës në facebook për dr. Nderim Salihaj, ortoped dhe traumatolog. 

Postimi i plotë nga Albatrit Matoshi për doktorin;

“𝐃𝐫. 𝐍𝐝𝐞𝐫𝐢𝐦𝐢, 𝐍𝐚𝐧𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐠𝐣ë𝐫𝐢𝐦𝐢!

“𝙎𝙤𝙩 𝙣𝙖𝙣𝙖 𝙞𝙪 𝙣ë𝙣𝙨𝙝𝙩𝙧𝙪 𝙚𝙙𝙝𝙚 𝙣𝙟ë 𝙤𝙥𝙚𝙧𝙞𝙢𝙞, 𝙣ë 𝙌𝙆𝙐𝙆, 𝙥𝙤𝙧, 𝙨𝙞 𝙧𝙧𝙖𝙡𝙡ë𝙝𝙚𝙧ë, 𝙣𝙖𝙣ë𝙣 𝙚 𝙡𝙖𝙨𝙝 𝙣ë 𝙨𝙥𝙞𝙩𝙖𝙡, 𝙚 𝙣ë 𝙨𝙝𝙩ë𝙥𝙞 𝙚𝙧𝙙𝙝𝙖𝙢𝙚 𝙣𝙟ë 𝙯𝙚𝙢ë𝙧 𝙢𝙖 𝙩ë 𝙦𝙚𝙩ë, 𝙨𝙚𝙥𝙨𝙚, 𝘿𝙧. 𝙉𝙙𝙚𝙧𝙞𝙢𝙞 𝙣𝙖 𝙞 𝙢𝙤𝙧𝙞 𝙩ë 𝙙𝙮𝙟𝙖 – 𝙚𝙙𝙝𝙚 𝙙𝙝𝙞𝙢𝙗𝙟𝙚𝙣 𝙚 𝙣𝙖𝙣ë𝙨, 𝙚𝙙𝙝𝙚 𝙨𝙝𝙦𝙚𝙩ë𝙨𝙞𝙢𝙞𝙣𝙩𝙞𝙢.”

E prita te salla e operimit ta takoj, pasi që nuk e kisha parë më herët dhe desha thjesht t’i them faleminderit.

Pasi dolën të gjithë nga salla, motra, asistente, teknik e të tjerë, i fundit po del edhe ai. 

Dr. Nderim Salihaj, një djalë pedant, me një zarf në dorë që kishte përplot dokumente të nanës. 

“Doktor, jam Albatriti, djali i pacientes që patët tani. Desha vetëm me të falënderu për kujdesin dhe intervenimin.”, i thash.

“Asgjë, Albatrit. Ndërhyrja shkoi shumë mirë. Pres rikuperim të shpejtë.”, më tha, me një za të qetë, fytyrë miqësore e me një energji shumë pozitive. 

Ishte ndërhyrja e tij e dytë e ditës, pasi më herët kishte operuar një djalë autik 12 vjeçar, në të dy këmbët. 

Më bani shumë përshtypje ajo qetësi e tij dhe ajo qasje aq e mirë. Edhe zemra, që deri në ato momente rrihte më shpejt, iu rikthye normalitetit. 

Diskutuam edhe pak dhe u përshëndetëm, por, mendja më mbeti te Dr. Nderimi dhe kontakti që patëm. 

Derisa i dorëzova dokumentet lartë te motra kujdestare, e kuptova që Dr. Nderimi ishte edhe agjërueshëm. 

Në bindjet dhe pikëpamjet e mija, mënyrën si unë e konceptoj agjërimin dhe çka mendoj se promovon Ramazani, gjithçka filloi të merrte më shumë kuptim për sjelljen e Dr. Nderimit. 

Dy operime jo të lehta brenda 5 orëve, pra, shumë punë.

Fjalë-ëmbël, edhe pse i angazhuar në një profesion që kërkon orë të gjata, përqendrim e përkushtim.

Qëndrim dinjitoz, edhe pse, fatkeqësisht, profesionistët shëndetësorë akoma po punojnë të nënpaguar.

Shumë solidarë dhe empatik me gjendjen tonë emocionale. 

Nuk kam dyshim që Dr. Nderimi i tillë është edhe jashtë muajit të Ramazanit, sepse kemi të bëjmë me një profesionist të dëshmuar në secilën ditë të vitit. 

Por, ajo që po përpiqem të them është kjo. Një agjërues nuk ka se si të jetë tjetër. Nuk duhet të jetë tjetër dhe as ndryshe – përveç se edhe më punëtorë, dinjitoz, fjalë-mirë e shembull. Nëse Ramazani mund të ju ndryshoj në ndonjë mënyrë, sigurohuni që ajo të jetë vetëm për të mirë.

Dr. Nderimit, të gjithë profesionistëve tjerë shëndetësorë, uroj që sa më parë t’u përmirësohen kushtet.

Do të ishte fatkeqësi që, edhe Dr. Nderimi, sikur shumë të tjerë, nesër të mos shërbejnë në Kosovë. 

Nanën e lam në spital sonte – por as atë me dhimbjen e deritanishme, e as ne të shqetësuar si më parë.  Të dyja na i mori Dr. Nderimi.

Faleminderit, punë të mbarë e agjërim të lehtë, Dok!”

Youtube

Arkiva

Kategoritë