Për vite të tëra janë bërë hulumtime që dëshmojnë lidhjen mes mungesës së gjumit dhe ankthit.
Edhe një studim tjetë ri publikuar së fundmi në Nature Human Behaviour, ka vërtetuar që netët pa gjumë mund të rrisin ankthin deri në 30%.
Për më tepër, ky studim sugjeron që për të reduktuar ankthin duhet të ‘bëhet gjumë i thellë’ dhe i gjatë.
“Pa gjumë, bëhemi më emocional. Gjumi i thellë ndihmon trurin dhe rregullon emocionet tona dhe parandalon ankthin”, është shprehur autori i këtij studimi, Matthew Walker.
Hulumtuesit kanë sugjeruar që cdo person që ndjehet në ankth, duhet të tentojë të flejë për arsye që gjumi stabilizon gjendjen emocionale të trupit./Familja Jone