Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjithcka rreth rastit të mbrëmshëm të vrasjes së Albert Krasniqit

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një rast vrasjeje në familje, ku babai ka qëlluar me armë djalin e tij, pas një mosmarrëveshjeje që patën mes vete.

Viktima A.K. ishte biznesmen i njohur dhe ishte menaxher disa prej këngëtarëve në estradën kosovare.

Rastin për këtë vdekje e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku, në një prononcim për Telegrafin, kanë thënë se të dyshuarit për vrasje iu është konfiskuar një armë.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugën ‘Ndue Perlleshi’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, kanë thënë ata.

Në vendin e ngjarjes, ditën e mërkurë, kishte dalë edhe Prokuroria e Prishtinës, dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Forenzika, ku pas disa orëve hetime, trupi i viktimës ku largua nga vendi i ngjarjes dhe u dërgua në Institut.

Nga Prokuroria kanë bërë të ditur se rasti është cilësuar si vrasje e rëndë.

“Prokurori kujdestar i Departamentit te Krimeve te Renda, ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është cilësuar ‘Vrasje e rendë’. Prokurori i Shtetit, ka ndaluar një të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Në bashkëpunim me Policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për zbulimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë