Meqenëse sot është Dita Botërore e Osteoporozës, reumatologu i Poliklinikës Endomedica, dr. Fidan Berisha, në një intervistë të dhënë për portalin Familja Jonë, ofron informacione të rëndësishme në lidhje me këtë sëmundje.
Ndër të tjera, Berisha flet për simptomat e para të osteoporozës, trajtimin dhe diagnostikimin e saj.
- Cilat janë shenjat e para të osteoporozës?
Osteoporoza është një sëmundje e heshtur, nuk ka ndonjë simptomë specifike dalluese në fazat e hershme të humbjes së kockave. Por pasi kockat tuaja të jenë dobësuar nga osteoporoza, mund të keni shenja dhe simptoma që përfshijnë: – Dhimbjën e shpinës, e shkaktuar nga thyerja e papritur e vertebrave apo thyerja nga rrezimi apo rrëshqitja e lehtë. – Humbja e lgjatësisë trupore me kalimin e kohës. – Një qëndrim i përkulur apo i kërrusuur përpara. – Një kockë që thyhet shumë më lehtë nga sa pritej. Ju mund të konsultoheni me mjekun tuaj reumatolog për osteoporozën nëse keni kaluar menopauzën e hershme, nëse jeni mbi moshen 55 vjeqare për femrat apo 65 vjeqare për meshkujt, ose nëse keni marrë kortikosteroide për një përiudh të gjatë kohore, jeni nën peshë apo dhe i kequshqyër pra përdorni sasi të ulta të kaciumit 0 qumësht dhe nënproduktet e tijë, ose nëse ndonjëri nga prindërit tuaj ka pësuar fraktura osteoporotike në ijë apo dhe ne unazat të shtylles kurrizore.
- Cilat janë shkaqet e osteoporozës?
Kockat tona janë në një gjendje të vazhdueshme rinovimi – pra, formohet kockë e re dhe kocka e vjetër prishet. Kur jemi të ri, trupi jonë krijon kocka të reja më shpejt sesa prishet kocka e vjetër dhe masa juaj kockore rritet. Pas fillimit të viteve 20-ta ky proces ngadalësohet dhe shumica e njerëzve arrijnë masën e tyre maksimale të kockave deri në moshën 30. Pra, ndërsa njerëzit plaken, masa kockore humbet më shpejt sesa që krijohet. Gjithashtu ekzistojnë një sërë faktoësh, të cilët mund të jenë të ndryshueshem nga ana jonë apo dhe të pa ndryshueshem, që mund të rrisin gjasat që një përson të zhvilloi osteoporozën – këtu përfshihën: mosha, Gjinia, raca, zgjedhjen e stilit të jetesës, disa sëmundje dhe trajtimet mjekësore. Disa faktorë rreziku për shfaqjen e osteoporozës janë jashtë kontrollit tonë, në këtë grup përfshihën:
– Gjinia. Gratë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë osteoporozë sesa meshkujt.
– Mosha. Sa më shumë plakemi, aq më i madh është rreziku jonë për shfaqjen e osteoporozës.
– Raca. Ne jemi më të rrezikuar për shfaqjen e osteoporozës nëse jemi të bardhë ose me origjinë aziatike.
– Historia familjare. Të kesh një prind ose motër ose vëlla me osteoporozë të vë në rrezik më të madh, veçanërisht nëse nëna ose babai juaj kanë thyer te heshtur osteoporotike të ijeve apo dhe vertebrave.
– Masa trupore. Burrat dhe gratë që kanë masë të vogla trupore kanë tendencë të kenë një rrezik më të lartë për osteoporozë sepse mund të kenë më pak masë kockore për të humbur ndërsa plaken.
Osteoporoza është më e shpeshtë tek njerëzit që kanë çrregullimi hormonale, si prodhim i shtuar apo më të pakët të hormonëve të caktuara në trupin e tyre. Këtu përfshijmë: Hormonet seksuale. Nivelet e ulura të hormoneve seksuale kanë tendencë të dobësojnë kockat. Rënia e niveleve të estrogjenit te gratë në menopauzë është një nga faktorët më të fortë të rrezikut për zhvillimin e osteoporozës.
Trajtimet për kancerin e prostatës që zvogëlojnë nivelet e testosteronit tek meshkujt dhe trajtimet për kancerin e gjirit që zvogëlojnë nivelet e estrogjenit tek gratë ka të ngjarë të përshpejtojnë humbjen e kockave. Problemet me gjëndrën tiroide.
Sasia e tepert e hormonëve të tiroides mund të shkaktojnë humbje të kockave. Kjo mund të ndodhë nëse tiroidja jonë është tepër aktive ose nëse marrim sasi më të tepërt të hormoneve të tiroides se sa që duhet për të trajtuar një tiroide joaktive (hipotireozë).
Gjëndrat e tjera. Osteoporoza është shoqëruar gjithashtu tek personat me hiperprodhim të gjëndrave paratiroide dhe mbiveshkore.
Mjaft të rëndësishem janë dhe faktorët e rrezikut për shfaqje të osteoporozës në të cilët mund të ndikojmë ne, si psh: shprehitë dietike Osteoporoza ka më shumë gjasa të ndodhë te njerëzit që kanë:
– Marrja e ulët e kalciumit. Mungesa e kalciumit gjatë gjithë jetës luan një rol në zhvillimin e osteoporozës. Marrja e ulët e kalciumit kontribuon në zvogëlimin e densitetit të kockave, humbjen e hershme të kockave dhe rritjen e rrezikut të frakturave.
– Çregullimet e ushqyeshmerisë. Kufizimi i rëndë i marrjes së ushqimit dhe të qenit nën peshë dobëson kockat si tek burrat ashtu edhe tek gratë.
– Kirurgji gastrointestinale. Kirurgjia për të zvogëluar madhësinë e stomakut tuaj ose për të hequr një pjesë të zorrëve kufizon sasinë e sipërfaqes në dispozicion për të absorbuar lëndët ushqyese, përfshirë kalciumin. Këto operacione përfshijnë ato për t’ju ndihmuar të humbni peshë dhe për çrregullime të tjera gastrointestinale.
Marrja e steroideve dhe medikamente të tjera
Përdorimi afatgjatë i ilaçeve kortikosteroide përmes gojës ose të injektuara, të tilla si prednizoni dhe kortizoni, ndërhyn në procesin e rindërtimit të kockave dhe duke përshpejtuar procesin e humbjes së kockave rrisin rrezikun e shfaqjes së osteoporozes.
Osteoporoza është shoqëruar gjithashtu me përdorimin e ilaçeve të për të luftuar ose parandaluar: – Konvulzioneve – Refluksit gastrik – Kancerit – Hudhjes së transplantit të organeve Probleme dhe sëmundje të ndryshme shëndetësore Rreziku i osteoporozës është më i lartë tek njerëzit që kanë probleme të caktuara mjekësore, duke përfshirë: – Sëmundja e celiakisë – Sëmundjet inflamatore të zorrëve – Sëmundjet e veshkave ose të mëlçisë – Kanceri – Mieloma multiple – Artrit rheumatoid etj.
Stili i jetesës
Disa shprehi të këqija mund të rrisin rrezikun e osteoporozës. Shembujt për këtë janë: – Mënyrë sedentare (jo aktive) e jetesës. Njerëzit që kalojnë shumë kohë ulur kanë një rrezik më të lartë të osteoporozës sesa ata që janë më aktivë. Çdo ushtrim dhe aktivitete që mbajnë peshë dhe promovojnë ekuilibrin dhe qëndrimin e mirë janë të dobishme për kockat tona, por ecja, vrapimi, kërcimi, vallëzimi dhe ngritja e peshave duken që të jenë veçanërisht të dobishme. – Konsumimi i tepërt i alkoolit. Konsumimi i rregullt i më shumë se dy pijeve alkoolike në ditë rrit rrezikun e osteoporozës. – Përdorimi i duhanit. Roli i saktë që luan duhani në osteoporozën nuk është i qartë, por është treguar se përdorimi i duhanit kontribuon që ne të kemi kocka të dobëta.
- A mund të jetë mosha shkaktare e osteoporozës?
Sic e cekëm dhe më lart, mosha mund të ndikojë drejtpërdrejt ne manifestimin e osteoporoses. Sa më shumë që ne plakemi, aq më tepër rritet disbalanca në mes të raportit të krijimit dhe shkatrrimit të kockës, aq më i madh është rreziku jonë për shfaqjen e osteoporozës.
- Si diagnostifikohet osteoporoza?
Për të diagnostikuar osteoporozën dhe për të vlerësuar rrezikun e thyerjes dhe për të përcaktuar nevojën tuaj për trajtim, mjeku juaj reumatolog do t’ju kërkojë një skanim të densitetit të kockave. Ky ekzaminim (skanim) përdoret për të matur dendësinë minerale të kockave (BMD). Më së shpeshti kryhet duke përdorur absorbueshmërinë me rreze x me energji të dyfishtë (DXA ose DEXA) ose densitometrinë kockore. Sasia e rrezeve x të absorbuar nga indet dhe kockat matet nga makina DXA dhe lidhet me dendësinë minerale të kockave. Makina DXA konverton informacionin e densitetit të kockave në rezultatin tuaj T-score dhe rezultatin Z-score. Rezultati T-score mat sasinë e kockës që keni në krahasim me një popullsi normale të të rinjve dhe përdoret për të vlerësuar rrezikun tuaj për të zhvilluar një frakturë dhe nevojën për terapi me ilaçe.
Rezultati juaj Z-score mat sasinë e kockës që keni në krahasim me ato në grupmoshën tuaj. Kjo vlerë mund të tregojë nëse ka nevojë për analiza të tjera mjekësore.
Gjithashtu ekzistojnë procedura si më poshtë të cilat mund të kryhen për të përcaktuar frakturat e kockave për shkak të osteoporozës:
– Rrezet-X të kockave: Rrezet-X prodhojnë imazhe të eshtrave brenda trupit, duke përfshirë dorën, kyçin, krahun, bërrylin, shpatullën, këmbën, kyçin e këmbës,shputen, gjurin, kofshën, kukat, legenin ose shpinën. Ndihmon në diagnostikimin e eshtrave të thyer, të cilat ndonjëherë janë rezultat i osteoporozës.
– CT skanimi i shtyllës kurrizore: Skanimi CT i shtyllës kurrizore kryhet për të vlerësuar shtrirjen dhe frakturat. Mund të përdoret për të matur densitetin e kockave dhe për të përcaktuar nëse ka të ngjarë të ndodhin fraktura vertebrale.
– MRI e shtyllës kurrizore: Imazhe me rezonancë magnetike të shtyllës kurrizore kryhet për të vlerësuar frakturat vertebrale për dëshmi të sëmundjes themelore, siç është kanceri, dhe për të vlerësuar nëse fraktura është e vjetër apo e re. Frakturat e reja zakonisht demonstrojnë një përgjigje më të mirë ndaj trajtimit me vertebroplastikë dhe kyfoplastikë.
- Si trajtohet osteoporoza?
Ka shumë ilaçe të miratuara nga FDA dhe EMA të cilat mund të zgjedhen nga mjeku për trajtimin e osteoporozës, duke përfshirë:
– Bisfosfonatet
– Kalcitonina –
terapia hormonale
–Frenuesi i RANK ligandit
– Moduluesit selektiv të receptorëve të estrogjenit (SERMs)
– Analogu i hormonit paratiroide.
Gjithnjë kërkohet përshkrimi i një recete nga mjeku juaj, për marrjen e këtyre ilaqeve dhe vlerësimi mjekësor kërkohet para trajtimit.
Frakturat kompresive në vertebra mund të ndodhin si rezultat i osteoporozës. Në këto raste, vertebroplastika dhe kyfoplastika, të kryera nga një radiolog apo kirurg spinal, mund të jenë një opsion për të trajtuar frakturat e dhimbshme të shtyllës kurrizore. Me vertebroplastikë, udhëzimet e imazhit përdoren për të injektuar një përzierje të veçantë çimentoje përmes një gjilpëre të zbrazët në kockën e thyer. Në kyfoplastikë, një balon futet përmes gjilpërës në kockën e thyer për të krijuar një zgavër. Pasi të hiqet balona, një përzierje çimentoje injektohet në zgavër.
Në disa raste të fraktures kompresive, mund të kërkohet trajtim kirurgjikal nga ana e Kirurgut spinal apo neurokirurgut, veçanërisht nëse ka dëshmi të ngushtimit të rëndë të kanalit kurrizor apo dhe komprimim apo demtim te rrenjes se nervit.
Por gjithnjë parandalimi është më i mirë se trajtimi, andaj: ushqimi i mirë dhe stërvitja e rregullt janë thelbësore për të mbajtur kockat tuaja të shëndetshme gjatë gjithë jetës tuaj.
Përvec dietave ushqimore dhe stilit të jetesës të cilat i përmendem me lart, dhe që janë mjaft të rëndesishme në parandalimin e shfaqjes së osteoporozës, gjithashtu edhe kalciumi dhe vitamina D luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e shfaqjes së osteoporozës
Kalciumi
Burrat dhe gratë midis moshës 18 dhe 50 vjeç kanë nevojë për 1.000 miligramë kalcium në ditë. Kjo sasi ditore rritet në 1,200 miligram kur gratë mbushin 50 vjeç dhe burrat mbushin 70.
Ushqimet e pasura me kalciumit përfshijnë:
– Produktet e qumështit me pak yndyrë
– Perime me gjethe jeshile të errët
– Salmon i konservuar ose sardele me kocka
– Produkte soje, të tilla si tofu
– Drithëra të pasura me kalcium dhe lëng portokalli
Nëse e keni të vështirë të merrni kalcium të mjaftueshëm nga dieta juaj ushqimore, merrni parasysh marrjen e suplementeve të kalciumit. Megjithatë, sasia e tepert e kalciumit është lidhur me shfaqjen e gurëve në veshka. Edhe pse ende e paqartë, disa ekspertë sugjerojnë që sasia e tepërt e kalciumit, veçanërisht në suplementet, mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Divizioni i Shëndetit dhe Mjekësisë i Akademive Amerikane të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë rekomandon që marrja totale e kalciumit, nga shtesat dhe dieta e kombinuar, duhet të jetë jo më shumë se 2,000 miligramë në ditë për njerëzit mbi 50 vjeç.
Vitamina D
Vitamina D përmirëson aftësinë e trupit për të absorbuar kalciumin dhe përmirëson shëndetin e kockave në mënyra të tjera.
Njerëzit mund të marrin një pjesë të vitaminës D nga rrezet e diellit, por kjo mund të mos jetë një burim i mirë nëse jetoni në një regjion malor gjeografik, nëse jeni të mbyllur në shtëpi, ose nëse përdorni rregullisht krem mbrojtës nga dielli ose shmangni diellin për shkak të rrezikut të kancerit të lëkurës Burimet dietike të vitaminës D përfshijnë vajin e mëlçisë së merlucit, troftën dhe salmonin.
Shumë lloje të qumështit dhe drithërave janë të pasuruar me vitaminë D. Shumica e njerëzve kanë nevojë për të paktën 600 njësi ndërkombëtare (IU) të vitaminës D në ditë. Ky rekomandim rritet në 800 IU në ditë pas moshës 70 vjeç.
Njerëzit pa burime të tjera të vitaminës D dhe veçanërisht me ekspozim të kufizuar në diell mund të kenë nevojë për një shtesë. Shumica e produkteve multivitamina përmbajnë midis 600 dhe 800 IU vitaminë D. Deri në 4,000 IU vitaminë D në ditë është e sigurt për shumicën e njerëzve.
Në Poliklinikën Endomedica sigurohet një trajtim tejet profesional për sëmundjen e osteoporozës. Stafi profesional dhe aparaturat bashkëkohore bëjnë që kjo poliklinikë të jetë adresa juaj kryesore për shumë shqetësime shëndetësore.