Një 36-vjeçare, ka shfaqur dyshimet e saj se ka humbur foshnjën për shkak se nuk i është dhënë tretman mjekësor nga stafi i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK, kështu ka raportuar Gazeta Sinjali.
Një rast i cili po konsiderohet i dyshimtë është denoncuar dje nga një grua në Prishtinë, e cila ka raportuar se gjatë një kontrolle në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK është njoftuar se shtatzënia e saj ka dështuar, për shkak se fetusi është i vdekur, raporton Gazeta Sinjali.
Në anën tjetër, Kolegjiumi Profesional i Klinikës Obstetrike dhe Gjinekologjike në QKUK, ka lëshuar një sqarim rreth kësaj çështje:
Me qellim të sqarimit të drejtë, Kolegjiumi Profesional i Klinikës Obstetrike dhe Gjinekologjike në QKUK, lëshon këtë sqarim për opinionin publik:
Me daten 03 qeshor 2023 në gazeten (portalin) “Sinjali” është lansuar një shkrim me titullin “Gruaja shtatzënë humb foshnjën, denoncon Kliniken e Gjinekologjisë për trajtim të pandergjegjshëm mjekësor” dhe vazhdon artikulli me tej se si një 36-vjeçare ka humbur foshnjën sepse ka shfaqur dyshime se nuk i është dhënë trajtimi mjekësor nga ana e stafit të klinikës.
Per qellim te sqarimit te opinionit, publik, njoftojme se rasti ne fjalë, ka ardhur dhe pranuar në klinikë si e verifikuar “Mors foeti in utero” ne terminologjine mjeksore si vdekje e frytit brenda mitres se nënës. Shqetesues është fakti se shkrime të tilla po ndikojnë në imazhin e institucionit tonë në të cilen kryhet një punë jashtezakonisht e madhe. Pertej kësaj shkrimet e pakonfirmuara dhe me te paverteta, ulin besimin e popullates tek shërbimet e shëndetësis publike, duke terhequr keshtu pacientet tanë drejtë sektorit privat ku me pas familjaret shpenzojnë shuma parash të panevojshme. Duke thesuar këtu se sektori publik, pavarësisht problemeve që ballafaqohet, është sektori i sigurisë për pacientet dhe se edhe atëhërë kur sektori privat nuk marrin raste te komplikuara dhe rrjedhimishtë ato i dergojne, referojnë apo udhëzojnë perseri tek sektori publik.
Ju bëjmë thirrje te gjitha mediave te shkruara dhe elektronike për bashkepunim duke kërkuar nga ato që në të ardhmen para se ta lansojnë informacione ku përfshihet Klinika Obstetrike dhe Gjinekologjike dhe profesionistet shëndetësor të saj, fillimisht të kërkojne opinionin zyrtar edhe nga Institucioni jonë më qëllimin e vetem qe e verteta që jetë sa ma objektive dhe transparente.