Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se i kanë bërë të gjitha përgatitjet që nga java e ardhshme në këtë komunë të fillojnë me vaksinim masiv kundër COVID-19.
Përmes një komunikate për media të lëshuar nga Komuna e Gjilanit, thuhet se në emër të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, Haziri ka bërë të ditur se deri tani në Gjilan janë vaksinuar 2846 qytetarë, përfshirë edhe punëtorët shëndetësorë.
Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21480 mostra, 6424 kanë rezultuar pozitivë, 6263 janë shëruar, 146 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 20 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 5 persona, dhe 42 mostra në pritje për rezultat.