Mër, Jan 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Gjilan, raportohen dy raste të dhunës në familje

Brenda 24 orëve të fundit, në komunën e Gjilanit sipas policisë janë raportuar dy raste të dhunës në familje.

Në rastin e parë ka pasur përleshje fizike mes një djali dhe një vajze të cilët kanë qenë në lidhje, dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore. I dyshuari është arrestuar.

E në rastin tjetër, një mashkull ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij.

Rastet e plota sipas raportit:

Gjilan 30.03.2021 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me të dyshuarën femër kosovare ( të dashurën e tij) janë përleshur fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Gjilan 30.03.2021 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrugë e ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. 

Arkiva

Kategoritë